Ylli nga Kosova, Dua Lipa ka shkëlqyer në British Awards 2018 të mërkurën mbrëma, duke rrëmbyer dy çmime.

22 vjçarja rrëmbeu çmimet për “Artisten më të mirë të viti” dhe “Debutimin britanik të vitit”.

Në fjalimin e saj, ajo i ka falënderuar fansat e saj dhe menaxherët që kanë besuar te ajo, ekipin e saj, miqtë dhe familjet.

“Ju keni bërë të gjitha ëndrrat e mija realitet”, ka thënë ajo.

Dua Lipa ka hyrë në histori në ngjarjen BRIT Awards për këtë vit, duke u shndërruar në artisten e parë femër që nominohet për pesë kategori.

Ajo gjithashtu ishte e nominuar për “Këngën më të mirë”, “Videoklipin më të mirë” dhe “Albumin e vitit”./kk/