Një majmun ka sulmuar duke goditur një person i cili e zëmëroi duke i ngritur gishtin e mesit.

Një kamera e sigurisë kapur incidentin në një treg në Shimla, kryeqytetin e shtetit verior indian të Himachal Pradesh.

Ngjarja është filmuar dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Reagimi i majmunit ishte i menjëhershëm, duke u hedhur nga tezga me një veprim si të sportistëve të arteve marciale, duke e rrëzuar në tokë turistin.

Ai i habitur nga veprimi i majmunit ulargua menjëherë, ndërsa majmuni u kthyhe në vendin ku ishte.

Majmunët janë të njohur për sjellje agresive në këtë zonë ku është e njohur për tempujt e ndryshëm. (TemA TV)