Home Kultura ‘Kadare dhe regjimi Komunist’/ Ngjela: Tre kryeministra shqiptarë janë vizituar tek psikiatri...

‘Kadare dhe regjimi Komunist’/ Ngjela: Tre kryeministra shqiptarë janë vizituar tek psikiatri italian…

3
0

Avokati Spartak Ngjela, duke folur në promovimin e librit “Kadare dhe regjimi Komunist”, një botim i “UET-Press” në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Letrave Shqipe “Kadare”, tha se, libri “Dimri i Vetmisë së Madhe” është një përplasje mes sovranit të letrave dhe të shtetit.

Ai thotë se hedh poshtë gjithë ata që thonë se, përmes këtij romani shkrimtari ka ngritur figurën e Enver Hoxhës.

Sipas Ngjelës, romani ka dashur të përmirësojë shtetin, por nuk ia ka arritur të përballë diktatorit skizofren, duke kaluar në ironinë e tregimit të një episodi, kur Enveri ka udhëtuar në për në Francë në Konferencën e Paqes, ka pasur halucinacione dhe ka qëndruar në Bari te psikiatri më i madh i Barit.

Ai e vizitoi dhe i tha shoqëruesit: “Ore nuk keni ndonjë kryeministër që nuk është skizofren se ky është i treti dhe ia përmendi me emra”.

I pari ishte Sulejman Delvina, i dyti Zogu dhe i treti Enver Hoxha, po të ishte gjallë do të ishin edhe këta të dy, Saliu me Ramën…

Previous articleKarriga për njerëzit me aftësi të kufizuar që lundron mbi ujë
Next articlePresidenti amerikan që kishte frikë të ndizte dritat…