Home Jetë & Stil Në Arabinë Saudite do të mbahet sfilata e parë publike e modës

Në Arabinë Saudite do të mbahet sfilata e parë publike e modës

3
0

Në qytetin lindor të Arabisë Saudite Xhide do të organizohet shfaqja e parë e modës për gra në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Evenimenti organizohet si pjesë e edicionit të 19-të të Shfaqjes Ndërkombëtare Saudite të Dasmave, që sponsorizohet nga Princesha Moudi bint Nasser Al Saud, njofton e përditshmja saudite Okaz.

“Gratë saudite dëshirojnë të punojnë lirshëm në vendin e tyre”, tha për AA modelisti saudit Ghadir Afghani.

“Në të kaluarën, shfaqjet e modës nuk mbaheshin në publik. Por kjo nuk do të ndodh më”, tha Afghani.

“Bota e modës furnizon thelbësisht gratë, gjë që na nxiti të mbanim evenimentet tona të mëparshme jashtë Arabisë Saudite. Por tani, ne jemi duke planifikuar aktivisht evenimentet brenda mbretërisë”, shtoi modelisti, i cili ka marrë pjesë në shfaqje të shumta të modës jashtë shtetit.

Sipas drejtorit të evenimentit, Darine Kabbouch, tregu saudit i dasmave është një nga më të pasurit në botë, në të cilën sauditët e pasur paguajnë shuma të mëdha për ceremonitë dhe ahengjet e dasmave.

Në shfaqjen treditore në Xhide do të marrin pjesë 160 kompani vendase dhe ndërkombëtare të specializuara në modë, kozmetikë dhe bizhuteri.

Previous articlePas Rita Orës, Dua Lipa do mbajë koncert në Prishtinë, zbulohen datat
Next articleVirusi i gripit, disa mënyra praktike se si mund të mbroheni prej tij