Home Argëtim Patinazh mbi liqenin më të madh në botë (VIDEO)

Patinazh mbi liqenin më të madh në botë (VIDEO)

4
0

Patinatorët kanë kapur pamjet e patinimit të guximshëm në sipërfaqen e ngrirë të liqenit Baikal, që është liqeni më i thellë në botë. Në këtë periudhë, pjesa më e madhe e liqenit është i ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta në polin e Veriut.

Liqeni i madh në Siberi përmban më shumë ujë se të gjitha liqenet e mëdha të Amerikës së Veriut të grumbulluar së bashku.

Liqeni Bajkal mban rreth 23% të të gjithë sasisë së ujit jo të kripur në botë.

I formuar si në një luginë të shkëputur të lashtë dhe me një moshë rreth 30 milion vjet, liqeni konsiderohet si më i vjetri në botë.

Uji në liqenin e lashtë konsiderohet gjithashtu ndër më të pastërtit të botës. Kjo transparencë mahnitëse është kapur në pamjet interesante që tregon sportistët e patinazhit duke rrëshqitur në sipërfaqen e ujit.

Liqeni u shpall pjesë trashëgimisë botërore në vitin 1996. Rajoni rreth tij është shtëpia e mijëra llojeve të bimëve dhe kafshëve, shumë prej të cilave nuk ekzistojnë askund tjetër në botë.

Previous articlePër herë të parë balena flet gjuhën e njerëzve (VIDEO)
Next articleVetëtima e kaltër: Ky është TAXI më i veçantë në botë (VIDEO)