Norvegjia, vendi me më shumë medalje që konkurron në Lojërat Olimpike Dimërore, mes 1924 dhe 2014 ka akumuluar 118 medalje ari, 111 argjend dhe 100 bronz.

Ajo gjithashtu është “shtëpia” e sportistit me më shumë medalje në këtë kompeticion, Ole Einar Bjørndalen, i cili ka gjithsej 13 medalje, përfshirë tetë prej ari.

Por si është një vend që ka vetëm 5.2 milionë banorë kaq i suksesshëm? Një përgjigje e mundshme: Norvegjia nuk regjistron rezultatin.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është një strategji që funksionon në mënyrë të qartë, sipas Tore Øvrebø, drejtoresha norvegjeze e Komitetit Olimpik të sporteve elitare.

Ideja synon inkurajimin e fëmijëve për të luajtur sporte pa i lënë ata të mbajnë pikë ose të llogarisin se kush fiton dhe humbet deri sa të arrijë moshën 13 vjeçare.

Për to, gjëja më e rëndësishme është argëtimi dhe miqësia.

“Ne shkojmë jashtë vendit si një ekip i madh që dëshiron të argëtohet dhe duhet të jemi miq më të mirë kur të kthehemi në shtëpi, sesa kur nisemi nga Norvegjia”, thotë Øvrebø.

Sigurisht, shoqëria nuk është e vetmja gjë që i ndihmon atletët e Norvegjisë të fitojnë medalje.

Norvegjezët gjithashtu kanë qasje në mbi 300 maja malore mbi 2 km, të cilat sipas bordit turistik të vendit, “janë nën një mantel të pastër dhe të bardhë” kur vjen dimri.

Sezoni i skive shpesh zgjat deri në fund të prillit. Disa vendpushime janë madje të hapura deri në fillim të muajit maj.

Nuk është e habitshme, pra, se skija konsiderohet sport kombëtar i vendit. Kjo ishte e dukshme në ndeshjet e dimrit të Lillehammer në vitin 1994, kur Norvegjia, e cila po konkurronte në shtëpi, kryesoi tabelën e medaljes, duke fituar 26 medalje, nga të cilat 10 ishin ari./scan.tv/