Home Diaspora Shqiptari nga Maqedoni vlerësohet lartë në Austri

Shqiptari nga Maqedoni vlerësohet lartë në Austri

2
0

Zeqirija Sejdini nga Maqedonia, i njohur si dijetar i fushës islame është nderuar për herë me çmimin Memorial për mirëkuptim ndërfetar “Kurt Schubert”, njofton agjencia e lajmeve INA.

I lindur në Maqedoni , Sejdini më 1 mars do të marr çmimin për kontributet e tij në hulumtimet bashkëkohore lidhur me besimin Islam.

Organizatorët e këtij institucioni thonë se, çmimi për Sejdinin është shenjë se bashkëpunimi ndërfetar gjithmon jep fryte të mira .

Zekirija Sejdini, i cili është profesor i pedagogjisë islame dhe udhëheqës i Institutit për Teologji dhe Pedagogji Islame pranë Universitetit “Innsbruck” në Austri.

Që nga viti 2010, “Kurt Schubert Memorial Prize” ka nderuar kontributet akademike si dhe sociale për marrëdhënie më të thella ndërfetare. Midis fituesve është Marco Feingold, President i Bashkësisë Hebraike në Salzburg. (INA)

Previous articleReplikë me Sali Berishën dhe Mero Bazen
Next articlePërfshihet në një mashtrim tatimor, Shakira paguan gjobën prej 18 milionë paund