Kryeministri, Zoran Zaev theksoi se dëbimi I diplamtit rus nga Shkupi u bë për shkak se ai kishte dalë jashtë kompetencave të tij. Zaev madje theksoi se të gjitha shtetet mund t’i dëbojnë diplamtët e Maqedonisë nëse i tejkalojnë linjat.

Pas kërcënimeve se me anëtarësimin në NATO, vendi do të bëhet objektiv i sulmeve të Rusisë, Zaev theksoi se Maqedonia nuk e synon NATO-n për të luftuar me shtete të tjera, por për të kontribuar në ruajtjen e paqes në botë.

Republika e Maqedonisë ka qëllime strategjike dhe ajo është para së gjithash anëtarësimi i plotë në NATO dhe BE.

Por ne nuk kërkojmë anëtarësim në NATO që ta sulmojmë dikë. Ne kërkojmë që bashkë me anëtaret e NATO-s të kujdesemi për paqen në botë. Ne kërkojmë për shkak të vlerave të NATOs dhe ato janë: sundimi i ligjit, të drejta të njeriut, liri e shprehjes.

Këto janë vlerat e NATO-s dhe BE-së dhe arsyet se pse mbi 75% e qytetarëve janë të orientuar aty. Mbetemi në dëshirën tonë të thellë t’i përmirësojmë marrëdhëniet me Federatën Ruse – deklaroi Zoran Zaev./am/