Raundi i negociatave në Vjenë midis dy kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov, Nikos Kocijas dhe ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic ishte një nga takimet më serioze dhe produktive. Ndërmjetësi Nimic tha se është biseduar për çështje të vështira, por se mbeten akoma çështje të rëndësishme për tu zgjidhur.

Ishte një nga takimet më serioze për zgjidhjen e emrit, ishte takim produktiv që na bën optimist për të ardhmen. Në të njëjtën kohë që po zhvillohej takimi ynë, diplomatët dhe ekspertët e dy vendeve po punojnë në disa prej aspekteve më kontraverse të marrëveshjes.

Takime serioze do të ketë në të ardhmen dhe mund të them se janë adresuar çështje të vështira, por se mbeten akoma çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur. Është ndjenjë shumë pozitive që të dy palët janë të fokusuara në marrëdhënie të qëndrueshme, stabilitet në rajon dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe shpresoj – tha Nimic./am/