Prokurorja Publike Speciale, Fatime Fetai në mbrëmjen gala të grave ku kanë rrëfyer përvojat e tyre dhe detaje nga përditshmëria ka shpjeguar një pjesë të komenteve për daljen e saj në disko, për të cilën gjë ka marrë kritika në rrjetet sociale.

Ajo me humor ka shpjeguar rastin, por duke e ndërlidhur dhe përshkruar si ngjarje penalo-juridike. Ajo tha se pasi që ka shkuar në disko, është shpallur e akuzuar nga gjyqi publik. Nga shumë prokurorë sipas rrëfimit të saj me ironi, kryesori ishte gazetari Branko Geroski. /A1oN