Home Aktualitet Kosovë Gjuriq: Serbët në Kosovë kanë përkrahjen e Serbisë dhe Rusisë për Asociacionin

Gjuriq: Serbët në Kosovë kanë përkrahjen e Serbisë dhe Rusisë për Asociacionin

2
0

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Makro Gjuriq, ka deklaruar se Beogradi zyrtar mbështet serbët e Kosovës, për të filluar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjuriq ka thënë se formimi i këtij asociacioni është i drejtë, pasi që bëhet sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan RTS, përcjell Klan Kosova.

Sipas tij këtë nismë të serbëve në Kosovë e mbështet edhe Rusia. Gjuriq ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë, kanë inkurajuar serbët që ta themelojnë asociacionin.

Previous articleRRËSHQITJE TË DHEUT NË RRUGËN GOSTIVAR-KËRÇOVË
Next articleMinistri i Listës Serbe merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë