Fejzi HAJDARI

Gjyqësori i kalbur i BDI-VMRO-së , po dorëzohet para revoltës shqiptare për rastin e Almirit. Prokuroria ka paralajmëruar se do ta rikshqyrtojë lirimin e Boban Iliqit, duke e paralajmëruar njëkohësisht edhe rikthimin e tij në burg. Kjo tregon se kur shqiptarët janë të organizua, ata janë shumë më të fuqishëm se gjyqësori i kalbur BDI-VMRO-së, përplotë gjykatës dhe prokurorë, që ishin emëruar në biseda direkte telefonike mes Musa Xhaferit, Sasho Mijallkovit, Blerim Bexhetit dhe Gordana Jankullovskës.

Fitorja e shqiptarëve kundër këtij gjyqësori të kalbur, është shumë afër, nderkohë që pritet të fnalizohet, me protestën para qeverisë.

Mirëpo, nesër nuk përfundon beteja për drejtësi në rastin e Almirit, sepse një gjë e tillë, mund të jetë vetëm një tërheqje taktike dhe e përkohshme e Prokurorisë, derisa të harrohet skandali nga opinionin dhe mund të rikthehet me ndonjë vendim tjetër skandaloz.

Është inkurajues fakti se shqiptarët tanimë e kanë të qartë se: Kush është fajtor kryesor për të gjitha skenarët e montuara që u kanë ndodhur, dhe se nuk manipulohen me informacione të llojit: “Artan Grubi ka një lajm të mirë për rastin e Almirit”(?!), informacione këto që kanë për qëllim, që fajtorët kryesorë të vendimeve skandaloze gjyqësore, t’i paraqesin si shpëtimtarë. Fajtorët dhe skenaristët e rasteve të montuara, duhet të dalin para gjyqit dhe të japin përgjegjësi dhe llogari, conform dispozitave ligjore. Fundja, ata s’e kanë vendin as në institucione, porn ë burg…, aty ky vuajtën dënimin me vite shqiptarët e pafajshëm të Sopotit, Monstrës, dhe shumë të tilla rasteve të montuara.