Në qytetin e Kukësit situata është e tensionuar pas protestës së dhunshme të mëngjesit të së shtunës. Në mbrëmje dhjetëra makina policie janë parë të qarkullojnë në rrugët e qytetit.

Në akset kryesore janë ngritur postblloqe që kontrollojnë çdo mjet që lëviz. Në ndihmë të forcave policore lokale kanë mbërritur edhe “specialet” nga Tirana. Flitet se do të ketë arrestime të shumta në Kukës, Tropojë dhe Has. ©LAPSI.al