Policia mrëmë ka arrestur pesë persona, nga grupi prej 30 personash për të cilët Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë për shkak të pjesëmarrjes në dhunën në Kuvend më 27 prill.

Dje, prokurori publik Lubomir Joveski njoftoi për dorëzimin e aktakuzave kundër 30 personave lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend.

Njëzet e tetë persona janë akuzuar për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale.

Nga paraburgimi ishin lëshuar ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dhe deputetët e VMRO–DPMNE-së Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasilevskit të cilët morën masë arrest shtëpiak.

Të akuzuarit, sipas prokurorit Joveski e kanë rrezikuar rendin kushtetues të vendit. /SHENJA/