40 miliardë dollarë për të ndërtuar qytetin e parë në botë të “zgjuar, i cili sot barazvlerësohet me Çernobilin si një qytet “fantazmë”.

Pamjet tregojnë se më shumë se 15 vite që nga fillimi i projektit, Songdo, qyteti është ende më pak se gjysmë i ndërtuar, me një qytetar që thotë se është ‘duke jetuar në një burg të braktisur’, apo një tjetër që thotë se është një qytet fantazmë.

“Utopia e teknologjisë së lartë” në Songdo në verilindje të Koresë së Jugut është ndërtuar nga zeroja dhe është projektuar gjithçka sipas teknologjisë më të fundit.

Banorëve iu premtua një qytet i së ardhmes, me kompjutera në rrugë për kontrollin e trafikut apo pajisje pneumatike që ‘thithnin’ mbeturinat nga shtëpia për t’u ricikluar më pas për të gjeneruar energji elektrike./syri/