Sikundër ka ndodhur edhe herë të tjera, kryeministri Edi Rama nuk e ka mbajtur gojën as dje në Kuvend me fjalor jo fort etik. Teksa kreu i opozitës Lulzim Basha i ftoi qytetarët të ngrihen në protesta, Rama u shpreh se populli nuk mund të çohet me zor. Kryeministri la të kuptohej se populli është si organi gjenital i meshkujve.

“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë. Është poezi që e di doktori, e di mirë ai këtë punë (duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha)“, tha Kryeministri.

Shihni videon më poshtë: