Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka thënë se deklaratat që vijnë nga Rusia kohëve të fundit nuk janë të mira, por se janë edhe të pritshme.

Ajo ka thënë se ata dëshirojnë që të kenë marrëdhënie të mira me Rusinë, megjithatë, vendimet për përcaktimet strategjike janë të vet shtetit.

Shekerinska ka theksuar se nga viti 1992 ky vend e ka shprehur konsensusin nacional për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Nuk përziemi në punët e tjerëve, por dëshirojmë vendimet tona të jenë tonat. Në këtë mënyrë mbrohet suvereniteti, pavarësia dhe vet shteti”, ka thënë Shekerinska duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve./shenja/