Nuk duket aspak e bukur, por kjo helmetë është fjala e fundit e teknologjisë që do të diagnostikojë sëmundjet e trurit. Shkencëtarët vlerësojnë se skanerët magneto-grafik janë shumë të ndërlikuar për përdorim dhe diagnostikim të çrregullimeve, peshojnë gati gjysmë toni dhe përmbajnë sensorë që duhet të ruhen në ambient shumë të ftohtë.

Ajo që është vërtetë emocionuese me këtë teknologji të re është se në vend që personi të hyjë brenda ne skaner ne i vendojmë atij skanerin në kokë dhe këtu ka dy përfitime. Së pari sensorët janë shumë afër lëkurës së kokës gj që do të thotë ndjeshmëri më e madhe në fushat magnetike. Dhe e dyta është se personi mundet të sillet dhe të funksionojë normalisht gjatë gjithë procesit të skanimit – u shpreh Gareth Barnes, shkencëtari udhëheqës i hulumtimit.

Teknologjia e re e skanimit do të ndihmojë të të kuptuarin më mirë të çrregullimeve neurologjike si Parkinsoni dhe Dementia./am/