Pasi që Prokuroria Speciale Publike (PSP) e mori në duar të veta rastin “Monstra”, është e qartë se gjendet gjithnjë e më afër të vërtetës. Prokuroria e rregullt dhe gjykata deri tani ishin larg të vërtetës për këtë rast, shkruan revista Fokus.

Siç merr vesh jozyrtarisht Fokus, PSP do të paraqitet në gjykatë me aktpadinë e vjetër të shkruar nga Gordana Geshkoska, mirëpo më pas gjatë procedurës prokurorët e prokurorisë speciale do të bëjnë ca ndryshime, varësisht prej dëshmive të reja, transmeton Gazeta Lajm.

Të dënuarit e deritanishëm pritet të lirohen, kurse dikush tjetër do të ulet në bankën e të akuzuarve.

Artikulli paraprakPolicia mezi e ka gjetur Çavkovin kur e arrestoi herën e dytë, ja ku ka qenë (VIDEO)
Artikulli tjetërI prishet timoni i aeroplanit dhe mezi arrin të ulet, piloti puth pistën nga gëzimi (Video)