“Unë kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur në gjithë jetën time”. Kështu shkroi në një postim në Facebook Melissa Wood, 27 vjeçe, pak më shumë se një vit para se ajo të vdiste tragjikisht e përplasur nga një tren që kalon në stacionin Doncaster, në Britani të Madhe, ndërsaqëndronte e përqafuar me të dashurin e saj, ChristopherLinley, 34 vjeç, i cili po ashtu gjeti vdekjen.

Episodi dramatik, ndodhi të martën e kaluar, më 27 mars, dhe ka tronditur thellë shtypin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Siç dëshmojnë edhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, çifti arriti në një stacion të vogël para orës shtatë në mbrëmje dhe blenë bileta, ndërsa qëndruan aty në pritje për rreth 30 minuta.

Pastaj, me mbërritjen e trenit, siç u tha nga një person i pranishëm në vendngjarje, ata u shtrënguan duke u përqafuar me njeri- tjetrin dhe u hodhën në shina teksa kalonte treni. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe ndihmës së ambulancës gjithçka rezultoi e kotë, pasi për ta nuk kishte më asnjë mundësi për t’i shpëtuar, shkruan noa.

Pas këtij lajmi tragjik, familja e çiftit u shpreh se: “Jemi të shokuar nga ky veprim. Ju do të lini një boshllëk të tmerrshëm në zemrat tona”.

Askush nuk do ta kishte imagjinuar një ngjarje të tillë, pasi veçanërisht Melisa kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur se ajo ishte në një nga momentet më të lumtura të jetës së saj. Dhe madje edhe Christopher kishte shprehur qetësinë e tij shumë herë.

Policia ndërkohë po heton për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, duke bërë thirrje për më shumë dëshmitarë të cilët mund të japin detaje për të rindërtuar dinamikën e tragjedisë. Rasti aktualisht nuk po trajtohet si i dyshimtë, por nuk përjashtohet që pista të reja mund të hapen pas deklaratave të të tjerëve që ishin të pranishëm në stacionin Doncaster të martën e kaluar./sn/