Një grup shefash kuzhine në Turqi kanë thyer rekordin botëror Guiness për bakllavanë më të madhe, e cila peshonte gjysmë toni.

Ballkavaja gjigante u prezantua në Samitin e Gastronomisë në Ankara, ku u mblodhën qindra vizitorë për të marrë nga një copë.

Mehmbet Kanbur, i cili drejtoi grupin me 14 shefa tha se ëmbëlsira peshonte 518 kg, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm.

“Thyerja e rekordit u konfirmua nga një zyrtar i Rekordit Botëror Guiness që monitoroi ngjarjen nëpërmjet lidhjes me video”, njoftoi agjensia shtetërore Anadolu.

Bakllavaja, origjina e së cilës është mes Turqisë dhe Greqisë u përgatit në një tepsi 2 metra e gjysmë të gjerë dhe të gjatë 7 metra e gjysmë. Mehmet Kanbur deklaroi se për të realizuar këtë “projekt” pastiçierët kanë punuar tre muaj. /Ora News.tv/