Home Aktualitet Lajme XHAFERI NUK DO TA NËNSHKRUAJ LIGJIN PËR GJUHËT NË VEND TË IVANOVIT

XHAFERI NUK DO TA NËNSHKRUAJ LIGJIN PËR GJUHËT NË VEND TË IVANOVIT

2
0

Kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi në një brifing me gazetarët ka thënë se nuk e ka ndërmend që ta dekretoj Ligjin për gjuhët në vend të presidentit Gjorge Ivanov. Ai ka thënë se nuk do të jep nënshkrim në emrin e dikujt tjetër.

Gjithashtu Xhaferi tha se janë duke u analizuar të gjithë mundësit për dalje nga kjo situatë, por nuk dha detaje.
Poashtu ka informuar se ka kërkuar takim me Ivanovin, por se nuk ka marrë përgjigje ende.

Xhaferi ka përsëritur se nuk ka afat deri kur Ivanov duhet të nënshkruaj Ligjin, por se ai është i obliguar ta nënshkruaj.
Ivanov në këtë rast tha Xhaferi, shkel Kushtetutën. /SHENJA/

Previous articleDy Koretë bien dakort për një samit më 27 prill
Next articleRRËSHQITJE TË DHEUT NË RRUGËN GOSTIVAR-KËRÇOVË