Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) ka vendosur të ulë çmimet për një numër të konsiderueshëm medikamentesh. Sipas njoftimit të bërë nga BAG, fjala është për zbritjen e çmimeve të më shumëse 400 medikamenteve të cilat mbulohen nga sigurimi bazë i detyruar shëndetësor OKP, shkruan srf.ch.

Përmes këtij reduktimi të çmimeve pritet të kursehen rreth 190 milionë franga, transmeton albinfo.ch. Potenciali më i madh i kursimit ndërkaq është te medikamentet për trajtimin e kancerit, të cilat në Zvicër kushtojnë relativisht shtrenjtë në krahasim me vendet tjera, bën të ditur BAG.

Zyra Federale për Shëndetësi, një herë në tri vite bën shqyrtimin e kushteve për pranim të listës së ashtuquajtur të specialiteteve. Në këtë listë futen të gjitha ato medikamente që mbulohen nga OKP.

Artikulli paraprakAtifete Jahjaga flet rreth divorcit me bashkëshortin
Artikulli tjetërShuhet Abdylmexhit Jusufi nga Nerashti, mërgimtari i parë shqiptar në tokën daneze