Në një vjetorin e natës së përgjakshme në Kuvend, kryeministri Zaev nga vendi i ngjarjes tha se kryerësit dhe porositësit e dhunës së 27 prillit asnjëherë nuk do të amnistohen. I rrethuar nga bashkëpartiakët e tij dhe kryeparlamentari Xhaferi, kryeministri Zaev theksoi se më 27 prill u dëshmua qëllimi i pushtetit kaluar për vëllavrasje.

Dënim patjetër të ketë ashtu siç ekziston edhe shpërblimi. Në këtë aspekt as mos të mendoj dikush për amnisti dhe nëse mendon për të mirë është të tërhiqet. Për të mos eskaluar dhuna kanë ndihmuar një pjesë e madhe e qytetarëve të cilët ishin të logjikshëm dhe të qetë sepse në momente të tilla mjafton pak qe të ketë reaksion dhe të përleshën qytetarët, vëllai me vëllain – deklaroi Zoran Zaev.

I pari i Kuvendit mendon ndryshe. Talat Xhaferi shprehet i gatshëm të falë ata që hapën dyert e Kuvendit.

Për fat të keq, ndodh që të konstatojmë që pjesë e hapjes së dyerve ishin pikërisht deputetët të zgjedhur si ne me votën e qytetarëve. Unë si Kryetar Parlamenti jam në gjendje që t’i fal gjithë ata, për faktin që mendojmë për të ardhmen, të mirën e qytetarëve, institucioneve, vendit dhe shtetit. Nuk mund as ta kuptoj dhe nuk e kuptoj mos veprimin e atyre pjesëtarëve të Punëve të Brendshme të cilët nuk vepruan ndërsa ishin të obliguar, të detyruar dhe të betuar për të vepruar – tha SINKRON – Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit

Konferencën e Zaevit dhe Xhaferit e bojkotuan deputetët e opozitës. Në një vjetorin e tentim-vrasjes ndaj liderit të ASH-së, Ziadin Sela, ky i fundit bashkë me kryesinë partiake vendosi gur tek portat e Kuvendit duke shënuar kështu siç e quajtën ata “Ditën e sakrificës, dinjitetit dhe ndryshimit”./am/