Çmimi i ri i energjisë elektrike nuk do të rritet me Ligjin e ri për Energjetik, me të cilin do të liberalizohet tregu i energjisë elektrike.

Këtë gjë e garantoi, zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, i cili tha se, kjo do të ndodh për shkak se do të krijohet Furnizues liberal, i cili do të ju shes energji elektrike qytetarëve të cilët nuk do të blejnë energji nga tregu i lirë.

“Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë garantohet me dy gjëra. Së pari ELEM në vitin e parë me 80 për qind të prodhimit të tij do të furnizoj furnizuesin universal me energji elektrike.

Do të vendoset cmim i garantuar i energjisë dhe në mënyrë shtesë po iniciohet proces i tejkalimit të varfërisë energjetike i cili do të ndihmoj të tejkalohen situatat”, ka deklaruar Koço Angjueshe, zv/kryeministër për cështje ekonomike, raporton SHENJA.

Sipas Propozim- Ligjit, Qeveria do të vazhdoj të jetë përgjegjëse për ELEM-in, ingerencat e MEPSO-së do t’i këtë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërsa Resurset Energjetike të Maqedonisë do të jenë nën ingerenca të Ministrisë së Ekonomisë. /SHENJA/