Ambasadori turk në Tiranë deklaroi se mes Shqipërisë dhe Turqisë vijojnë bisedimet për ekstradimin e përsonave të lidhur me Fetullah Gulen. Dhe këto bisedime sipas diplomatit turk janë tepër pozitive mes dy shteteve.

Pas grushtit të Shtetit, Turqia i ka dërguar disa vendeve, ku bën pjesë edhe Shqipëria, një listë me emra për tu ekstraduar me akzuën për lidhje me organizatën Feto.

“Nëse Shqipëria do të deportonte shtetas turq drejt Turqisë, në të njëjtën mënyrë sic bëri Kosova do të thoja se kjo do të pengonte seriozisht negociatat”. Pak ditë më parë raporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstain bëri këtë paralëjmërim për të mos përsëritur të njëjtin gabim që bën autorietet kosovare me ekstradimin e personave të ashtëquajtur si bashkëpuntorë të Fetullah Gulen.

Por vetëm një ditë pas rekomandimit nga KE, ambasadori turk jep një sinjal pozitiv përsa i përket atyre që ai i quajti bisedime me qeverinë shqiptare e cila ka prej kohësh mbi tavolinë një listë me emra konkretë personash që duhet të ekstradohen në Turqi.

I pyetur nga Ora News, ambasadori turk në Tiranë Murat Ahmet YORUK u shpreh se vijojnë diskutime pozitive mes dy vendeve.

“Përpjekjet mes Shqipërisë dhe Turqisë në lidhje me largimin e personave të lidhur me organizatën Feto janë mjaft pozitive. Qeveria shqiptare, ka qënë ndër të parat që e ka dënuar grushtin e shtetit dhe në këtë mënyrë e ka mbështetur qeverinë turke. Nuk do të lejojmë që organizata Feto të prishë marrëdhëniet Shqipërisë dhe Turiqisë. Edhe pse persoan të lidhur me këtë organizatë po bëjnë propagandë të errët për të shtrembëruar qllimet tona në Shqipëri”

Në tetor të vitit të kaluar Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin e shtetasit turk Muhammet Yasir Aydo?mu?, ndaj të cilit kishte një fletë-arresti nga autoritetet turke, i dyshuar për përfshirje në akte terroriste, si pjesë e organizatave të klerikut Fejtullah Gylen.

Në një tryezë për marëdheniet Shqipëri-Turqi ambasadori turk vlerësoi marëdhëniet qindravjeçare që ekzistojnë midis dy vendeve. Ambasadori turk ka garantuar se vendi i tij mbetet partner i dytë startegjik në fushën ekonomike në vend.