Edhe pse u paralajmërua, pakoja e ligjeve për reformat në gjyqësor nuk do të kalojë sot në Kuvendin e Maqedonisë. Seancat parlamentare, 22, 34 dhe 35 janë caktuar për më 12 prill në ora 11:00, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se Seanca e Njëzetedytë, Tridhjetekatër dhe Tridhjetepestë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vend më 10 prill 2018, do të vazhdojnë më 12 prill 2018 në orën 11:00”, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë.

Nga seanca e 34-të ka ngelur pezull ligji për gjykatat, nga e 35-ta plotësimi i ligjit për prokurorinë publike dhe të atij për procedurë penale kurse nga vazhdimi i seancës së 22-të, me të vetmën pikë në rendin e ditës, pritet ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për dëshmitarë. Rëndësia e këtyre ligjeve lidhet me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë që duhet të ndodh më 17 prill.

Artikulli paraprakShkeli privatësinë, YouTube rrezikon gjobitjen me miliona dollarë
Artikulli tjetërA paguajnë qytetarët dy herë për një faturë? EVN: Ulica, broj dhe domaqinstva, terma që nuk përkthehen (VIDEO)