Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, ka thënë se sulmet ajrore të si ato të sotme ndaj regjimit të tij nuk do ta ndalin atë në ‘luftën ndaj terrorizmit’.

Kështu së paku raporton televizioni shtetëror sirian lidhur me pohimet e presidentit.

“Ky agresion vetëm sa do ta rrisë vendosmërinë e Sirisë dhe popullit të saj që të vazhdojë ta luftojë dhe shkatërrojë terrorizmin në çdo centimetër të këtij vendi”, mësohet të ketë thënë ai sipas këtij televizioni./kk/