CNN jep lajmin se SHBA dhe Koreja e Veriut po zhvillojnë bisedime sekrete, pa ndërmjetësinë e të tretëve, për të përgatitur takimin mes Donald Trump dhe Kim Jong.

Këto bisedime janë shenjë e avancimit drejt një takimi të nivelit shumë të lartë, gjë që e pohojnë edhe shumë zyrtarë.

Drejtori i CIA dhe një ekip i CIA janë angazhuar në bisedime konfidenciale për të përgatitur takimin.

Shërbimet e fshehta amerikane dhe koreanojugore kanë biseduar disa herë dhe janë takuar në vende të treta, me synim përcaktimin e vendit të takimit të nivelit të lartë.

Ndonëse Koreja e Veriut nuk e ka bërë publike ftesën e Kim Jong për tu takuar me Trump, e cila i është dërguar Presidentit të SHBA, ajo ka falenderuar pranimin e ftesës nga Trump. Po ashtu Pheniani ka riafirmuar se është i gatshëm të bisedojë denuklearizimin e gadishullit Korean.

Koreja e Veriut ka kërkuar që takimi të bëhet në Phenian, por ende është e paqartë nëse kjo kërkesë do të pranohet nga pala amerikane. Kryeqyteti i Mongolisë Ulan Bator është përmendura si një vend i mundshme takimi.

Bisedimet e deritanishme mes zyrtarëve të CIA dhe shërbimit homolog koreano-verior i kanë hapur rrugë takimit mes drejtorit të CIA Mike Pompeo dhe drejtorit përkatës koreano-verior. Thuhet se është caktuar edhe vëndi i takimit, mbetet të fiksohet data dhe ora e takimit si dhe axhenda e bisedimeve.

Javën e ardhshme, më 12 prill, Mike Pompeo do të dalë para komisionit të senatit për tu konfirmuar në postin e Sekretarit të Shtetit. Nëse Pompeo do të konfirmohet, ai do të vazhdojë të përgatisë takimin si Sekretar i Shtetit. Po ashtu në këto bisedime do të angazhohet e John Balton i cili të hënën fillon në pozicionin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.

Afrimi mes SHBA dhe Koresë së Veriut ka filluar të ndodhë që me Lojërat Olimpike të Koresë së Jugut. Kina nga ana e saj i ka dërguar Shtëpisë së Bardhë një informacion mbi takimin mes Presidentit kinez Xi Jinping dhe Kim Jong./sn/