Ministrja e Punës dhe Politika Sociale, Mila Carovska bëri të ditur se nuk do të ketë rritje të moshës së pensionit në Maqedoni. Ndërsa ka thënë se pensionet janë stabile dhe të sigurta.

Gjithashtu, Carovska raportoi edhe për punët e kryera në këtë ministri, duke bërë të ditur se për 4 535 punëtorët e falimentuar kanë siguruar përgjigje pozitive, dhe rreth 90 mijë qytetarë marrin rroga më të larta.

Po ashtu ajo tha se janë siguruar 138 vende të reja pune në qendrat për punë sociale, 486 punësime janë bërë në afat të pacaktuar nëpër çerdhe, janë hapur tre strehimore për të pastrehët si edhe janë riparuar 30 qendra për punë sociale që janë në shërbim të 200 mijë qytetarëve.

Kurse Carovska njoftoi se nga investime kapitale për këtë vit, kanë filluar ndërtimin i Qendrës e autizmit në Shkup, në dy Qendra për fëmijët me pengesa intelektuale në Kumanovë, në një Qendër për sindromën Down, si dhe në Prilep në Qendër e Paralizë Celebrale./am/