Këshilli Penal pranë Repartit për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar në bazë të kërkesës së mbrojtjes së Mitko Çavkovit, ka sjellë vendim me të cilin ka pranuar garancionet në pronë të patundshme dhe ka shfuqizuar masën e paraburgimit.

Këshilli Penal ka caktuar masa të përkujdesit, gjegjësisht marrjen e dokumentacioneve të udhëtimit dhe obligim që njëherë në javë Çavkov të paraqitet në Gjykatë.

Prokuroria mund të ankohet në vendimin e Këshillit Penal./shn/