Lideri i partisë greke Lidhja e Centralistëve, Vasilis Levendis, ka deklaruar se nuk heqin dorë nga pozicioni i tyre kundër emrit të përbërë që përfshin termin “Maqedoni” dhe i ka bërë thirrje Qeverisë greke që t’i bëjë presion Maqedonisë që të ndryshoj qëndrim në lidhje me çështjen e emrit.

Ai pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kocias, deklaroi se partia e tij nuk do të votoj në Kuvend për marrëveshje eventuale për emër që përfshin termin Maqedoni. “Kocias beson se nëse shkupjanët bëjnë edhe disa lëshime, me siguri do të gjendet zgjidhje. Gjithsesi, kur thotë zgjidhje, mendon ajo të përmbajë termin Maqedoni.

Dhe këtë e ka thënë pa frikë, tha se jemi shtet i madh dhe nuk ka pse të frikësohemi nga një shtet më i vogël, nga Shkupi”, ka deklaruar ai. /SHENJA/