Konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në botë, me 89 miliardë dollarë në asete.

Por po sikur papritmas t’a gjente veten të varfër?

Bill Gates, në një blog u kishte shpjeguar lexuesve të tij se çfarë do të bënte nëse do të fitonte vetëm dy dollarë në ditë.

“Nuk ka një përgjigje të vetme, natyrisht, dhe varfëria ndryshon varësisht nga vendi. Por, falë punës me fondacionin tim, takova disa banorë të vendeve më të varfëra në botë që rrisnin pula dhe mësova shumë për pro-të dhe kundrat e mbajtjes së këtyre kafshëve. Për këdo që jeton në varfëri do të ishte mirë t’i kishte disa” – u shpreh Bill Gates.

Arsyeja e ka thënë menjëherë: pulat nuk kërkojnë burime të mëdha të blerjes dhe menaxhimit, ato janë të lehta për t’u mbajtur, dhe vezët e mishi janë ushqim shumë i mirë për njerëzit. Përveç kësaj, ato janë një investim i mirë sepse vazhdimisht gjenerojnë fitim.

“Imagjinoni një rritës që e fillon me pesë pula, mjafton një gjel i marrë hua mbase edhe nga një fqinj, dhe pas tre muajsh i njëjti mbarështues e gjen veten me 40 zogj, nëse të gjithë shiten me $ 5, fitimi do të jetë më shumë se $ 1,000 në vit”.

Sipas Gates, gjelat dhe pulat gjithashtu janë të dobishme në dhënien e më shumë pushteti grave.

“Pulat janë të vogla dhe shpesh jetojnë pranë shtëpive, prandaj ato shpesh shihen si kafshë në kompetencë të grave. Gratë që shesin këto kafshë mund të riinvestojnë fitimet në familjet e tyre”./sn/