“Është shumë e mundshme se meqë unë po e merrja atë vendim, përderisa Hillary Clinton me shumë mundësi do të bëhej presidente, do ta bënte atë jolegjitime, meqë fshehja e rinisjes së hetimit në këtë rast do të kishte peshë më të madhe se nëse Donald Trump do të ishte duke prirë në sondazhe”

Ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, James Comey, e ka prezantuar presidentin amerikan Donald Trump si person dhe lider me damkë në librin e ri që e krahason atë me një bos mafie dhe e karakterizon presidencën e tij si pyll në flakë.

Libri “Besnikëri më e lartë” pritet të dalë në shitje të martën tjetër, ndërsa Comey qe shkarkuar majin e vitit të shkuar dhe që atëherë ka qenë në cak të kritikave nga Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Comey në libër mbron vendimin e tij kontravers për të bërë publik hetimin e e-mailëve të Hillary Clinton në javët e fundit të fushatës presidenciale, duke theksuar që frikësohej se nëse do ta mbante të fshehur atë informacion Clinton potencialisht mund të bëhej presidente jolegjitime.

“Është shumë e mundshme se meqë unë po e merrja atë vendim, përderisa Hillary Clinton me shumë mundësi do të bëhej presidente, do ta bënte atë jolegjitime, meqë fshehja e rinisjes së hetimit në këtë rast do të kishte peshë më të madhe se nëse Donald Trump do të ishte duke prirë në sondazhe”./kk/