Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk bëhet fjalë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta lejojë atë të marrë një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Daçqi duke folur për TV Pink ka thënë se gjithmonë ka punuar që për Kosovën të gjenet një kompromis që do të eliminonte shkaqet e konfliktit mes dy palëve, njofton Klan Kosova.

“S’jemi të interesuar të intensifikojmë problemin në këtë situatë, por të qëndrojmë të qetë dhe të impelemntojmë marrëveshjen e Brukselit”, pohoi Daçiq, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohet nëse e do Serbinë si partner, apo jo./kk/