Kryediplomatët e Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, do të takohen sërish sot në Vjenë, në përpjekje për të tejkaluar dallimet rreth kontestit shumëvjeçar për emrin.

Takimi do të zhvillohet nën udhëheqje të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic.

Në takimin e fundit mes dy ministrave në Ohër, u diskutua për mënjanimin e irredentizmit nga të dyja palët dhe bashkëpunimi i ardhshëm mes dy vendeve.

Ndërsa, për herë të parë u diskutua edhe për kornizën kohore dhe hapat që do të ndërmerren në rast të arritjes së marrëveshjes. /SHENJA/