Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh para se të nisesh për një udhëtim është të kujtohesh të marrësh pasaportën me vete dhe kur e harron…epo dukesh si një kloun i vërtetë, të paktën kështu ka ndodhur me Dua-n.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare na tregoi nëpërmjet një postimi në “Instagram” se ishte nisur për në Paris dhe sapo mbërriti në aeroport u kujtua se nuk kishte pasaportën me vete, transmeton tch.

Ndërkohë, ajo po pret e turpëruar dhe në siklet që dikush t’ia sjellë. Në historinë e “Instagram”-it, 22-vjeçarja u shpreh se e ndjeu veten si një budallaqe rreth kësaj situate, ndërkohë që na shfaq një fytyrë klouni.