Autoritetet gjermane besojnë se pas përplasjes së sotme të furgonit me qytetarë në Muenster, nuk ka motive terroriste.

AP raporton se besohet që shoferi i kamionit ishte një gjerman me moshë të mesme dhe me probleme mendore.

Nga sulmi në qytetin e Gjermanisë Muenster, raportohet se të paktën 3 persona kanë vdekur dhe mbi 30 janë plagosur.

Mediat gjermane raportojnë se policia është e përfshirë në një operacion masiv dhe se e ka mbyllur tërë zonën ku ka ndodhur sulmi.

Një objekt i dyshimtë është gjetur në vendin ku ndodhni sulmi me veturë.

Siç raporton DPA, policia është ende duke e ekzaminuar se çfarë lloj objekti është dhe nëse është i rrezikshëm.

Po ashtu policia i ka thënë DPA-së se objekti i gjetur ishte arsyeja përse është mbyllur për qarkullim një zonë e madhe rreth skenës së sulmit./sn/