Gjashtë ditë para publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Maqedonisë, bashkëpunimi në grupet punës mes pozitë opozitë të enjten dha frytet e veta. Ligjet reformuese ai për mbrojtjen e dëshmitarëve, Ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe ligji për Agjencinë operative-teknike, të enjten në Parlament u miratuan në lexim të dytë me shumicën e kualifikuar të votave edhe atë prej 86 respektivisht 84 votave.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenovska, vendimin e grupit të saj parlamentar për të votuar liget reformuese e arsyetoi me faktin se janë përfillur vërejtjet e VMRO-së ndërsa në lidhje me ligjin për dëshmitar të mbrojtur ajo theksoi se tani është më i mirë se sa ka propozuar LSMD që në fillim.

“Në pajtueshmëri me propozimet të cilat i kemi propozuar, gjithsej 11, është bërë intervenim në ligjin ekzistues dhe mund të themi se drejtësia është vënë në vend. /koha/