Nata e sotme e spektaklit “Portokalli” ka nisur me një surprizë të papritur, pasi i ftuari special në një prej numrave të fillimit, pjesëmarrës ishte gazetari i njohur Arian Çani.

Ai ishte i ftuar në skeçin “Zona e Bryllit”, një imitim i “Zonë e Lirë”, ku aktori Rezart Veleshja e imiton moderatorin.

Ai madje pyeti Rezartin nëse do të shkonte si i ftuar në “Zonë e Lirë”.

“Kam emocione që vij këtu, pasi për mua është hera e parë që vij këtu, ndërkohë që të shikoj ty çdo të premte të më imitosh mua.
Nuk e di…, nëse do të ftoja une ty të vije në emisionin tim, a do të vije?” u shpreh Çani.