Tridhjetë e gjashtë vjeçari nga Prilepi u sulmua për shkak të statusit në Facebook, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Sipas buletinit policor, një orë pas mesnate në stacionin policor në Prilep, BM (36) ka paraqitur rastin se më 08.04.2018 rreth orës 19.00 përderisa ka ecur në rrugën “Lazo Filiposki” atë e ka ndaluar një automjet “Yugo “.

Në të ka qenë I.R. (37) së bashku me një person tjetër. Ata kanë dalë nga makina dhe e kanë kërcënuar B.M. për statusin e tij të bërë në rrjetin social, Facebook që ai ia ka kushtuar I.R. Më pas ata fizikisht e kanë sulmuar.

Siç njofton policia, B.M. ka ikur duke u futur në një nga shtëpitë aty pranë por ai është ndjekur nga dy personat dhe në këtë shtëpi ata e kanë rrahur duke ia marrë kështu pasaportën dhe paratë që ka pasur në xhep. Pronarja e shtëpisë ka thënë se do të thërret policinë dhe dhunuesit janë larguar. Po merren masa për të qartësuar plotësisht çështjen thotë policia.