Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka sulmuar sot gjatë një takimi me kryetarët vendor të partisë së tij, opozitën kryesore të vendit, Partinë Popullore Republikane.

Ai ka hedhur kritika të ashpra edhe ndaj të gjithë atyre që kanë akuzuar AKP si një parti që ka imponuar rregullin e menaxhimit nga një person.

Ai ka thënë se opozita turke ka shumë individë të ngjashëm me Xhorxh Sorosin dhe këto individë janë të mbështetur edhe nga brenda edhe nga jashtë.

‘Ne e dimë shumë mirë se kush janë këta individë dhe nga çfarë burimesh ushqehen” ka shtuar Erdogan.

Ndërkohë që ka stigmatizuar Xhorxh Sorosin, Erdogan ka lidhje të ngushta me Edi Ramën, i cili mbështetet fuqimisht nga Soros.

Nuk është e qartë se çfarë mendon Erdogan për këtë lidhje të “vllaut” arnaut me Sorosin?/sn/