Indeksonline ka siguruar fotografinë e njërit prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, saktësisht në lumin Lepenc.

Në njënshkëmb të madh, buzë lumit Lepenc, është gjetur një pjesë e kokës dhe aty afër edhe një revole.

Makina e Policisë, ku ata gjendeshin, është tërhequr mbrëmë dhe aty ka shenja të pellgut të naftës.