Makina e pedagogut Arben Haxhihyseni është djegur gjatë natës në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në lagjen “Qemal Stafa”.

Mjeti tip ‘Benz’ është djegur pjesërisht dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Makina ishte parkuar në rrugicë para banesës së pedagogut të Universitetit Aleksandër Xhuvani.

Policia po punon për identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi policisë:

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme./oranews/