EDUKIMI, TEKNOLOGJIA DHE EKONOMIA E DIJES” eshte tema kryesore e Kampit veror që u organizua nga Fakulteti I Biznesit dhe Ekonomise prane UEJL. Ky kamp po zhvillohet ne kampusin e Universitetit te Europes Juglindore ku ka bere bashke maturantët e Maqedonise mbi trajtimin e temave në fushën e shkencave ekonomike, sociale, edukimit, IT shërbimeve nga akademikë, profesorë, menaxherë të bizneseve, dhe alumni.

Ne dinamiken e nje digjitalizmi shume te madh dhe zhvillimi te jashtezakonshem teknologjik , ku te rinjte duhet te jene ne hap me informacionin dhe shpesh ti paraprine atij, Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomise ka vendosur qe Edicioni i pare i Campit veror te realizohet me teme : “EDUKIMI, TEKNOLOGJIA DHE EKONOMIA E DIJES”.

Ky kamp veror u zhvillua ne campusin e Universitetit te Evorpes Juglindore duke i bere bashke nxenesit e shkollave te mesme kryesisht maturantët nga e gjithe Maqedonia.

Në kampin veror ligjëruan profesorë nga fusha e shkencave ekonomike, sociale, edukimit, TI, shërbimeve: akademikë, profesorë, menaxher të bizneseve, dhe alumni, etj.

Krahas ligjëratave, ka pasur edhe programe për argëtim dhe shoqërim të gjithë pjesëmarrësve.

Të gjitha shpenzimet e kampit verore janë siguruar nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë. Në fund të kampit verore të gjithë pjesëmarrësit u pajisen me çertifikatë. /tetova1-Art Channel/