Prokurja Fatime Fetai në seancën e sotme gjyqësore “Dhuna në Qendër” ka thënë se PSP ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në klinikën private me qëlllim që të shikohte nëse i akuzuari Milan Andonovski me të vërtetë ka qenë në pushim mjekësor ose bëhet fjalë për dokument që klinika e ka nxjerrë që ai t’i ikë gjykimit të rastiti të PSP-së.

Për shkak të mangësive të perceptuara, është inicuar mbikqyrje e jashtëzakonshme e ekspertëve përmes Odës së Mjekëve dhe zyrtarët që kontrollojnë pushimet mjekësore në Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

Sipas Fetait, në klinikën private, nga ku Andonovski e ka justifikuar veten, janë bërë lëshime lidhur me nxjerrjen e raporteve, sepse ajo nuk i ka plotësuar standardet e analizave laboratorike. Seanca gjyqësore është shtyrë tri herë për shkak të pushimit mjekësor të të akuzuarit Milan Andonovski. /SHENJA/

Artikulli paraprakShkatërrohet përmendorja e dëshmorit të UÇK-së
Artikulli tjetërJANE ÇENTO ËSHTË KTHYER PRAPË NË PARABURGIM