Rusët kanë filluar aksionin e mënjanimit të fluturakeve amerikane pa pilotë (dronët) në Siri, njofton En-Bi-Es duke u mbështetur në burime ushtarake, transmeton Tetova News.

Rusët po i pengojnë sinjalet e navigacionit të dronëve amerikanë, që mund të ketë pasoja të mëdha për operacionin amerikan në Siri, thotë ky televizion.

Nuk ka raportime nëse ndonjëri nga dronët ka rënë për shkak të pengesave në sinjale./TetovaNews