Pesë medalje janë fituar ditëve të fundit nga xhudistet e klubit Ippon nga Peja.

Sportistet që trajnohen nga Driton Kuka shkëlqyen në Grand Prix që u zhvillua në Antalya të Turqisë.

Loriana Kuka fitoi medaljen e parë të artë në debutim te senioret, njofton Klan Kosova.

Të artë në të njëjtën garë fituan edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Të argjendtën e mori Fjolla Kelmendi duke befasuar me këtë rezultat, e sidomos pas një rikthimi të saj nga lëndimi.

Akil Gjakova doli i shtati.

Erza Muminovic fitoi të artë për kadet në Grand Prix që u zhvillua në Gjermani.

Ndiqni përshtypjet e xhudistëve pas këtyre rezultateve të jashtëzakonshme, ku Kosova u rendit e para nga 50-të shtete pjesëmarrëse.

Kronikë nga Emanuell Syla.