Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku pikë e vetme e rendit të ditës është debati parlamentar për personat e pagjetur, raporton Periskopi.

Mirëpo, si duket kjo temë nuk është dhe aq e rëndësishme për përfaqësuesit e Qeverisë, pasi që anjë nga ta nuk është duke marrë pjesë në këtë seancë.

Edhe deputetët, me kërkesë të së cilëve është thirrur kjo seancë, Saranda Bogujevci nga VV dhe Andin Hoti nga PDK, ka ngritur shqetësimin për mungesën e qeveritarëve.

Zyrtarë të lartë të të gjitha qeverive të deritanishme gjithnjë janë zotuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, e duke thënë se do të jetë prioritet gjetja e të zhdukurve, por ende nuk është bërë shumë në këtë drejtim.

Madje, Qeveria e Kosovës nuk ka respektuar asnjëherë Rezolutën e Kuvendit që është nxjerrë në vitin 2012 ku pika e parë e kësaj Rezolute e obligon Qeverinë e Kosovës që t’i kushtëzojë bisedimet në Bruksel deri në zbardhjen e të të gjithë të pagjeturve.

Mbi 1600 persona ende konsiderohen si të pagjetur.

/Periskopi/