Këngëtari Ibrahim Tatlises njihet si ikona e muzikës turke.
Në vitin 2011, Ibrahim Tatlises ishte plagosur me armë zjarri në kokë, sulm ky që i ka krijuar shumë vështirësi në shëndet, shkruan lajmi.net.

Tatlises si pasojë e këtyre vështirësive është detyruar që në një aspekt të largohet nga skena muzikore.

Por, këngëtari dhe aktori u pa në një tubim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili kishte shkuar për ta befasuar atë.

Në një moment, Tatlises del në skenë, por me shumë vështirësi duke u ndihmuar nga përcjellësit e tij.

Këngëtari merr mikrofonin në duar dhe fillon të këndojë bashkë me mijëra njerëz që ishin mbledhur në atë tubim që po mbahej në Izmir. /Lajmi.net/